Flash News

KRYESORE

Berisha këshilla Blushit për ‘xhelozinë’ e tij ndaj paktit Rama-Basha

Berisha këshilla Blushit për ‘xhelozinë’ e tij ndaj

Sapo ka folur nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ish kryeministri Sali Berisha. Ai tha se ishte zotuar se nuk do të fliste për marrëveshjen e arritur, por kjo nuk do ta ndalonte të thoshte vetëm dy fjalë të cilat në këtë rast, shkonin në mënyrë indirekte për Ben Blushin dhe mos dakortësimine  tij mbi këtë marrëveshje.

Fjala e plotë e Berishës:

Kjo ishte një marrëveshje sipas të cilës nuk do të kishte asnjë fjalim dhe unë  do  ti përmbahem nuk do ta komentoj pasi thashë që  është win win story por do them dy  fjalë. Jam mjek dhe asgjë nuk më shqit nga  ndjenjat dhe psikologjia duke  dëgjuar ty konstatoj një  ndjenjë  xhelozia.Xhelozia është sentimenti që lind në dashuri i cili provokohet nga  frika se personi i dashuruar  preferon dikë tjetër. Këshilla ime medikale është kjo: Mos harro është e vërtetë që dashuria lind xhelozinë por xhelozia shkatërron dashurinë.

Të fundit