Flash News

KRYESORE

Berisha: Kushtetuta nuk lejon emërimin e Ramës edhe në postin e Ministrit te Jashtëm

Berisha: Kushtetuta nuk lejon emërimin e Ramës edhe në postin e

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ndarë mesazhin e një konstitucionalisti shqiptar dhe gjerman, sipas së cilit, Kushtetuta nuk e lejon emërimin e kryeministrit Edi Rama në postin e ministrit të Jashtëm.

Sipas tij, pika d e nenit 102 nuk parashikon që kryeministri të jetë ministër i Jashtëm, apo në krye të ndonjë ministrie tjetër.

Në Kushtetutë pika d e nenit 102 thotë se detyrat e tjera, përveç kryeministrit, ky i fundit duhet t’i ketë të përcaktuara me ligj. Kushtetuta në asnjë nen të saj nuk parashikon se kryeministri mund të jetë edhe ministër i jashtëm apo ndonjë ministër tjetër.

Postimi i plotë i Berishës: 

Kushtetuta nuk lejon emerimin e Rames edhe ne postin e ministrit te jashtem!

Ketu me poshte keni mendimin e konstitucionalistit shqiptar dhe gjerman. sb

“Pershendetje doktor Berisha mbasi kemi pare kushtetuten tone, pika d, ne konsulte me konstitucionaliste gjermane ata garantojne se kryeministri nuk mund te jete edhe minister. Nuk e parashikon ligji shqiptar”Neni 102 pika d e kushtetues kerkon qe detyrat tjera perveç kryeministrit ky i fundit duhet ti kete te percaktuara me ligj. Kushtetuta ne asnje nen te saj nuk parashikon se kryeministri mund te jete edhe minister i jashtem apo i ndonje ministrije tjeter. Keshtu qe dekretimi i tij ndalohet nga kushtetuta.

Të fundit