Ish Kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “360 Gradë”, ka komentuar deklaratën e ambasadës amerikane dhe misionit të BE-së në Shqipëri.
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ish Kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “360 Gradë”, ka komentuar deklaratën e ambasadës amerikane dhe misionit të BE-së në Shqipëri.
Sipas Berishës, të dy ambasadorët janë të anshëm dhe në mbështetje të Edi Ramës.
“Ambasadori Lu dhe Ambasadorja Vlahutin, përfaqësojnë SHBA-në dhe BE-në, por sillen si ambasadorët e Edi Ramës në SHBA dhe BE. Ata kanë tejëkaluar çdo lloj kufiri në mbështetjen ndaj Edi Ramës. Unë e kam lidhur me Sorosin, majtizmin e tyre.”
Berisha tha se asnjë prej ambasadorëve nuk dënoi dhunën ndaj deputetëve të opozitës.
“A u dhunua një deputete? A tha një fjalë shkëlqesia e tij? Nuk kishte akt më të shëmtuar se përgjakja e një deputeteje. Ambasadori ka një anësi ekzemplare.”
Berisha u ndal edhe tek paraardhësi i ambasadorit Lu, ish ambasadori Arvizu dhe tha se ai ka qenë në fushatë me Arben Ndokën dhe Mark Frrokun.
“A të kujtohen dy deputetë të Edi Ramës, Mark Frroku dhe Arben Ndoka? A të kujtohen posterat e tyre me një ambassador? Shko gjeje, pas kaq kohe ai kthehet në Shqipëri. Arvizu ka bërë postera elektoralë me Mark Frrokun dhe Arben Ndokën.”