Flash News

KRYESORE

Berisha mesazh Fevziut: Pse Rama nuk bën testin e drogës? Kryeministri e sfidon

Berisha mesazh Fevziut: Pse Rama nuk bën testin e drogës? Kryeministri

Në emisionin Opinion, ish-kryeministri Berisha i dërgoi një mesazh moderatorit Blendi Fevziu me një pyetje për Edi Ramën. “Presidenti i Ukrainës, ka bërë testin e drogës; nëse Rama është gati ta bëjë një gjë të tillë, atëherë unë jam gati të pranojë të gjitha akuzat që më bëri sot në emision”, ishte mesazhi që u lexua nga Fevziu.

Rama i beri nje sfide ish-pasardhesit te tij: "Unë këtij njeriu nuk i jap përgjigje! Por jam i gatshëm të bëjë jo këtë, por edhe një gjë tjetër. Kam qenë dhe jam kundër vettingut të politikanëve,sepse mendoj se këtë e bën SPAK. Unë jam i gatshëm që nëse ky bashkë me familjen e tij, Lulzim Basha bashke me rrethin e tij familjar, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi jam gati t’i nënshtrohem vettingut të pasurisë përpara një trupe që të respektojë një për një, të gjitha normat që respektojnë për gjykatësit e prokurorët. Nëse dalim të papërshtatshëm të ikim nga politika. Nuk po i them se ca është ai, që më tregon testin e drogës, kush përsërit shumë një akuzë e bën vetë. Unë jam gati që të gjithë së bashku ti nënshtrohemi vettingut të pasurisë”, deklaroi Rama.

Të fundit