Flash News

KRYESORE

Berisha mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish Zv/kancelarit austriak: Dielli perëndoi për Dr. Alois Mock

Berisha mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish Zv/kancelarit austriak:

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ish-kryeministri  Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për largimit nga jeta të Dr. Alois Mock i cili ka mbajtur postin e ish ministri i jashtëm i Austrisë, ish president i Bashkimit Demokratik Europian dhe ishkryetar i Partisë Popullore Austriake.

Statusi i plotë:

Dielli perëndoi për Dr. Alois Mock,

shtetarin, vizionar austriak dhe europianin e madh!

Të dashur miq, dje mbylli përgjithmon sytë Dr. Alois Mock, shtetari i shquar e vizionar, austriaku dhe europiani i madh por dhe njeri nga miqtë më të çmuar të kombit shqiptar.

Dr. Alois Mock në karrierën e tij politike ka qenë ish zëvendës Kancelar dhe ish ministri i jashtëm i Austrisë, ish president i Bashkimit Demokratik Europian dhe ishkryetar i Partisë Popullore Austriake.

Ai ka hyrë ne historine e lirise te Europes dhe Botes si burreshtetasi vizionar dhe guximtar, i cili rreth 30 vjet me pare, asokohe zv kancelar dhe minister i jashtem i Austrise, do te rrezonte se bashku me ish ministrin e jashte te Hungarise, Gjyla Horn perden e hekurt, murin e larte me tela me gjemba te ngritur nga rregjimi komunist hungarez ne kufirin mindis dy vendeve.

Ky akt historik ishte fillimi i fundit te renies se perdes se hekurt qe do ndiqej ne muajt dhe vitet ne vazhdim me renien e Murit te Berlinit dhe klikave diktatoriale ne vendet ish komuniste.

Si minister i jashtem i Austrise dhe kryetar i Partise Popullore Europiane, Dr. Alois Mock misheroi frymen europiane te kombit tij te madhe dhe udhehoqi me sukses te madh fushaten, referendumin e anetaresimit te Austrise ne Bashkimin Europian.

Per kombin shqiptar, per Partine Demokratike dhe per mua, Dr. Alois Mock ishte nje nga miqte me te çmuar dhe me te medhenj, me nje kontribut te veçante ne rivendosjen e miqesise tradicionale dhe bashkepunimit te gjithanshem midis dy vendeve dhe kombeve tona.

Per mua ai ishte nje mik shume i dashur, ndihmen dhe miqesine me te cilin do ta ruaj me krenari dhe mirenjohje pergjithmone.

Me kete rast, zonjes Mock, miqve te mij te Partise Popullore Austriake, autoriteteve zyrtare te Austrise u shpreh ngushellimet me te thella dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i Dr. Alois Mock te gjeje paqen e ameshuar! sb

 

Të fundit