Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Berisha “mund” Ramën e Thaçin: Publiku i ndëshkoi edhe pse bënë zhurmuesin e denoncimeve të mia
Ish-lideri i PD, Sali Berisha “mund” kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ndërsa ianë shfaqur mbrëmë në tre ekrane të ndryshme televizive, në të njëjtën fashë orari.
Berisha publikon një foto krahasuese, referuar matjeve të audiencës në kohë reale të të trijave emisioneve, ndërsa dukshëm ish kryeministri i ftuar në T7 në Kosovë duket dominues me 5.2 k shikues, duke lënë pas Ramën i ftuar në Top Channel me 1.8 k, po ashtu edhe Hashim Thaçin në RTV Dukagjini.
“Publiku i ndeshkoi me perçmim Zografin Bis, Miladinin shqipfoles dhe argatin in chef.
Te dashur miq, mbreme isha ne T7 ne Pressing me Berat Buzhalen dhe Leonard Kerqukin, dalje e njoftuar dite me pare. Te tmerruar nga denoncimet dhe deshmite e mia eventuale ne Pressing, Zografi Bis, Miladini shqipfoles me urdher te Baton Stanishiq vrapuan te uzurpojne ne te njejten kohe me pressing tre ekrane televizive ne Shqiperi dhe ne Kosove vetem e vetem qe te benin zhurmuesin e denoncimeve dhe deshmive te mia per aktet e tyre antikombetare.
Matjet ne kohe reale te audiences ishin diskretituese per Zografin Bis, Miladinin Shqipfoles dhe argatin in chef. Ato deshmonin perçmimin dhe ndeshkimin e publikut jo vetem me komentet por mbi te gjitha me injorimin e tyre.
Ketu me poshte keni nje artikull te matjeve ne kohe reale te audiences time ne pressing T7 dhe te Zografit Bis e te Miladinit shqipfoles ne TCH dhe TV Dukagjin dhe Abc neës, qe deshmon nivelin banal te audiences se ketyre dy te fundit!”, shkruan Berisha.