Flash News

KRYESORE

Berisha, “Natën e mirë” me Lurën që digjet, Rama, “Mirëmëngjes" nga Berati fantastik

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka mbyullur ditën dje me një postim nga pyjet e djegura të Lurës. nëpërmjet një postimi n; facebook dhe denoncimi nga “qytetari dixhital”, Berisha denoncon djegien dhe shkatërrimin e pyllit të parkut turistik të Lurës. Ja mesazhi i Berishës: “Qytetari dixhital informon: Lura po digjet! sb. "Ky eshte parku kombetare Lure, i cili Po digjet dita dites. Tre zjarre jane vendosur sot ne Lure ne afersi te liqeneve. Ka 3 ore qe presim helikopterin dhe nuk Po vjen.  Do Isha i lumtur nese do I postonit fotot. Ju Faleminderit!"

Ndërsa sot, si zakonisht, kryeministri në kontrast me Berishën, poston foto nga turizmi dhe uron  “MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje fantastike mbi urën lidhëse të Mangalemit me Goricën në Berat”. Komentet kanë vijuar në faqn e kryeministrit, ku dikush i kujton faktin "Po nxirre edhe malin siper qe u dogj, o pasha . Mos tall ... me njerzit."

Të fundit