Flash News

KRYESORE

Berisha nga protesta i përgjigjet Ramës: Sot protesta botërore ka për kryeqytet Tiranën

Berisha nga protesta i përgjigjet Ramës: Sot protesta botërore ka

Nga protesta, si-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës, pas reagimit të tij në Twitter se “dy partitë verbuara po marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit”.

Berisha u shpreh se atë fat që pësoi kryediktatori, do të pësojë Edi Rama.

“Deputetët që lanë mandatet dhe qytetarët që po i mbështesin, e shndërruan në çështje dnërkombëtare botërore çështjen. Lëvizja anti-narko shtet në Shqipëri ka mbështetje të mëdhja. Rama të jetë i bindur se edhe në vrimën e miut po të shkojë nuk do të ketë shpëtim nga ky cunam. njëherë ia mbath në shkretëtira, njëherë në tunelet e skraparit. Mbatharak si ai është i pa shpresë. Policët e thjeshtë do t’u kthejnë brrylin narko komisarëve”, tha Berisha.

Më tej ai u shpreh se kjo protestë do të përmbysë Ramën dhe se edhe në shkretëtirat më të largëta po të shkojë, në Shqipëri i ka kohërat e numëruara. “Unë jam protestues sot, por protesta ka një vrull të madh në rritje, ka një vendosmëri të jashtëzakonshme. Sot Tirana është kryeqytet i botës për protestën. Sot protesta botërore ka për kryeqytet Tiranën”, tha Berisha.

Të fundit