Flash News

KRYESORE

Berisha, ngushëllime për Prof. Farudin Hoxhën: Një humbje e dhimbshme për shkencat tona

Berisha, ngushëllime për Prof. Farudin Hoxhën: Një humbje e

Pas lajmit të ndarjes nga jeta të akademikut të shquar, prof.Dr. Farudin Hoxha, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, duke e cilësuar humbjen e prof. Hoxhës, si një humbje të madhje për shkencën tonë, dhe njëherësh “i shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes së të ndjerit dhe i lutem Zotit qe shpirti i akademikut, prof. Farudin Hoxhes te gjeje paqen e merituar!”. Ja ngushëllimi i Berishës i shprehur në rrjetin social facebook:

“Të dashur miq, ndarja nga jeta e akademikut, Prof. Farudin Hoxha është një humbje e dhimbshme per shkencat tona ne teresi dhe ato hidroenergjitike ne veçanti.

Pavarësisht nga dallimet politike qe kemi patur, une gjej rastin te shpreh mirenjohjen dhe nderimin tim per bashkepunimin qe kemi patur dhe keshillen e vyer, kontributin e tij te rendesishem ne jetesimin e strategjise se qeverise "Shqiperia, superfuqi e vogel e energjise se rinovueshme ne rajon", stategji kjo qe çeli nje kapitull te ri ne ndertimin, projektimin, kontraktimin per ndertim te mbi 424 hidrocentraleve te reja, mbi 100 prej te cilave sot prodhojne pothuaj 1/3 e energjise se vendit.

Me kete rast shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes se te ndjerit dhe i lutem Zotit qe shpirti i akademikut, prof. Farudin Hoxhes te gjeje paqen e merituar! Sb”

Reagimi i Berishës vjen pas reagimit të ministrit Damian Gjiknuri, kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, ministres Kumbaro etj.

Të fundit