Flash News

KRYESORE

Berisha nuk e mbështeti shtyrjen e zgjedhjeve në PD, zbardhet arsyeja e ish-kryetarit

Berisha nuk e mbështeti shtyrjen e zgjedhjeve në PD, zbardhet arsyeja

Sali Berisha nuk e ka mbështetur idenë e shtyrjes së zgjedhjeve të 22 korrikut për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Të paktën kështu pretendon kandidati në garë, Eduart Selami.

Gjatë një interviste për “Panoramën”, Selami ka theksuar se Berisha mendon se sa më e shkurtër të jetë koha për zhvillimin e zgjedhjeve, aq më shumë largohet mundësia e përçarjes.

“Berisha beson se sa më e shkurtër të jetë koha për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme, aq më shumë largohet mundësia e përçarjes. Ndërkohë që unë e shoh ndryshe. Por kjo nuk mund të diskutohet tani, pasi atë e ka vendosur kryesia. Atë që thotë z. Patozi, që unë të tërheq kandidaturën, unë nuk e quaj rrugën e drejtë këtë. Por unë nuk e paragjykoj atë”, deklaron Selami.

Dy ditë më parë, Eduart Selami zhvilloi një takim me ish-kryetarin Berisha, por edhe me Astrit Patozin, i cili ka kërkuar me ngulm shtyrjen e zgjedhjeve.

Basha e nis nga Kavaja fushatën për kreun e PD: Leksion për të gjithë demokratët se si bashkimi sjell fitoren

Të fundit