Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Berisha nuk e mbështeti shtyrjen e zgjedhjeve në PD, zbardhet arsyeja e ish-kryetarit
Sali Berisha nuk e ka mbështetur idenë e shtyrjes së zgjedhjeve të 22 korrikut për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Të paktën kështu pretendon kandidati në garë, Eduart Selami.
Gjatë një interviste për “Panoramën”, Selami ka theksuar se Berisha mendon se sa më e shkurtër të jetë koha për zhvillimin e zgjedhjeve, aq më shumë largohet mundësia e përçarjes.
“Berisha beson se sa më e shkurtër të jetë koha për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme, aq më shumë largohet mundësia e përçarjes. Ndërkohë që unë e shoh ndryshe. Por kjo nuk mund të diskutohet tani, pasi atë e ka vendosur kryesia. Atë që thotë z. Patozi, që unë të tërheq kandidaturën, unë nuk e quaj rrugën e drejtë këtë. Por unë nuk e paragjykoj atë”, deklaron Selami.
Dy ditë më parë, Eduart Selami zhvilloi një takim me ish-kryetarin Berisha, por edhe me Astrit Patozin, i cili ka kërkuar me ngulm shtyrjen e zgjedhjeve.