Flash News

KRYESORE

Berisha nxjerr videon e Ramës në 2013-ën: Kur hartova listat, kërkova dëshmitë e penalitetit për emrat e rinj, s’ka asnjë njollë

Berisha nxjerr videon e Ramës në 2013-ën: Kur hartova listat,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një deklaratë të shefit të qeverisë, Edi Rama në 2013-ën, vit kur ai fitoi përballë PD dhe mori pushtetin, që vazhdon ta mbajë edhe sot në mandatin e dytë.

Në kohën kur PD vazhdon të denoncojë emra të PS si të inkriminuar më parë, brenda ose jashtë vendit, si në rastin e Valdrin Pjetrit, apo së fundmi Agim Kajmaku, kryebashkiak i Vorës, në një intervistë me Blendi Fevziu Rama flet i sigurt se emrat që mori në listën e PS ishin të gjithë të “pastër”.

“Kur kam hartuar listën për deputetë, para aprovimit u kërkova të gjithëve dëshminë e penaliteteve, atyre të rinjve sidomos, dhe e kam marrë dëshminë që është e bardhë për të gjithë”, thotë Rama, por i pyetur nëse dikush rezulton i dënuar këtu apo jashtë më vonë, Rama thotë: “Ato janë dokumente zyrtare, nëse ndonjëri ka pasë probleme kur ka qenë i vogël kjo është gjë tjetër, unë di që kam marrë dëshmitë e penalitetit dhe janë pa asnjë njollë”.

Ndërsa Berisha ironizon deklaratën e Ramës, duke theksuar se nga ai vit futi në parlament 19 persona me probleme me drejtësinë.

“Edvin Mafia përdori dëshminë e penalitetit për të mbushur parlamentin, qeverinë me kriminele. trafikante, vrasës. Kjo intervistë është e vitit 2013, vit në të cilin ai futi në parlament 19 vrasës, trafikantë dhe përdhunues”, shkruan Berisha krahas videos.

Të fundit