Flash News

KRYESORE

Berisha paralajmërim për Ramën: Ik sa më parë që mos pësosh fundin e tmerrshëm

Berisha paralajmërim për Ramën: Ik sa më parë që

Ish-kryeministri Sali Berisha nga televizioni T7, në emisionin “Pressing” i ka bërë thirrje Edi Ramës që të largohet sa më shpejt, përndryshe do ketë fundin e tmerrshëm.

“Ai ose do të largohet ose do të ketë një përballje të madhe përmasat e të cilës nuk mund ti them. Rama është i humbur në këtë betejë, 100%. Po të kthjellohet një të dhjetën ai ikën sa më parë që mos pësojë një fund të tmerrshëm. Ikën nëpër tunele e nuk rri në zyrë. Kjo nuk është zgjidhje. Edhe atje do e kapin”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi më tej se zgjedhjet lokale nuk mund të zhvillohen më 30 qershor.

Pjesë nga intervista:

A do të ketë zgjedhje?

“Shqipëria është në një situatë shumë kritike. Kosova ka arritje të mëdha, dhe një prej tyre është procesi zgjedhor i pranuar në tërësi. Rama është njeriu më i rrezikshëm për votat. Në PS kurrë nuk votohet, që kur ka ardhur ky. Unë e dija që ky nuk bën zgjedhje2, deklaroi Berisha.

A ishte gabim marrëveshja e 2017?

“Që të merrje një vendim për të dalë nga zgjedhjet pa e provuar që ky nuk bën zgjedhje, nuk mund të kishte. Duhet ta pësosh që të mësosh. Prandaj e mbështea marrëveshjen. Basha i njohu zgjedhjet dhe shkuam në parlament.

Çfarë ndodhi?

Dolën dosjet. Filluan fushata dhe dita e zgjedhjeve dhe ministra e deputetë gjithë ditën në telefon me banda. Me Avdylajt që bënin të heshtnin çdo bandë në Durrës, me Bajrat, me Ndokët etj. Rama e transferoi prokurorin e dosjeve në Pogradec. Është vetë i regjistruar duke folur për zgjedhjet. Direkt vetë, Tani thotë ato nuk janë prova. Ai ose do të largohet ose do të ketë një përballje të madhe përmasat e të cilës nuk mund ti them. Rama është i humbur në këtë betejë, 100%. Po të kthjellohet një të dhjetën ai ikën sa më parë që mos pësojë një fund të tmerrshëm. Ikën nëpër tunele e nuk rri në zyrë. Kjo nuk është zgjidhje. Edhe atje do e kapin”, u shpreh Berisha.

Të fundit