Flash News

KRYESORE

Berisha: Paralajmëroj Edvinin të ketë kujdes, populli ka aftësitë të reagojë në të gjitha mënyrat!

Berisha: Paralajmëroj Edvinin të ketë kujdes, populli ka

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin 36 Gradë në Ora Neës, teksa dënoi ashpër përdorimin e gazit të importuar nga Serbia në protestën e opozitës paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që të tregohet i kujdesshëm.

“E paralajmëroj Edvinin të ketë kujdes sepse populli i ka të gjitha mundësit dhe aftësitë për të reaguar në të gjitha mënyrat. Prandaj nëse do të respektojë rregullat le t’i respektojë nëse s’do t’i respektojë do të shtyjë popullin e padukshëm, për të reaguar po me ato rregullat”, u shpreh Berisha.

Sipas tij  drejtësia dominohet nga krimi dhe nga Edi Rama, ndaj nuk është besimplotë që do të ketë të ndëshkuar për përdorimin e gazit.

Të fundit