Flash News

KRYESORE

Berisha paralajmëron Ramën nga protesta: Edhe 300 pash nën tokë, do të të krehin

Berisha paralajmëron Ramën nga protesta: Edhe 300 pash nën

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka përcjellë nga protesta një mesazh kryeministrit Edi Rama, se nëse rrëmben pluralizmin politik, do i bëhet gjyq publik.

“Kam një mesazh për mostrën që këta burra e kanë shpallur sot mostra. 

Ti vejë gishtin kokës sepse durimi ka një kufi edhe 300 pashë nën tokë të futet do ta krehin, do t'iu bëjnë një gjyq publik ta mbajë mend gjithë Evropa nëse vazhdon me idenë për të rrëmbyer pluralizmin politik”, u shpreh Berisha për RTV Ora News.

Ndërsa i pyetur se si iu duk qëndrimi i ndërkombëtarëve, Berisha tha shkurt, “Kryetari i opozitës ka dhënë përgjigjen më të ndershme dhe më të drejtë dhe unë e mbështes përgjigjen e tij”.

Të fundit