Flash News

KRYESORE

Berisha paralajmëron Ramën: Do përballesh me zemërimin e 2.7 milionë shqiptarëve

Berisha paralajmëron Ramën: Do përballesh me zemërimin e

Ish-kryeministri Sali Berisha duke ironizuar me shprehjen e kryeministrit Rama se votat e dhëna për të dhe qeverinë e tij janë shuplaka për kundërshtarët, shkruan se “qeveria e Norieges mori 2.7 milione shuplaka nga shqiptarët’, duke iu referuar bojkotit te tyre ne votim.

Ja posti i Berishës:

“Miq, ne demokraci vota eshte vote, ajo shpreh pelqeimin ose mospelqimin per nje kandidat apo force politike te dhene. Kurse ne diktature vota konsiderohej plumb per armikun.

Edvin Kristaq Rama, ne vitin 2013, ne vazhdim te mendesise se te eterve te tij per voten, shpalli boterisht voten pro tij si shuplake per kundershtarin. Keshtu qe sot, duke marre hua shprehjen e tij, mund ti themi se je qeveria e mbi 2.7 milione shuplakave sepse per kete mazhorance te pakices se pakices, votuan kunder ose bojkotuan me zemerim procesin e votimit 2.7 milione votues apo 4 ne çdo 5 votues shqiptare. Zemerimi i tyre e pret se shpejti! Sb”

 

Të fundit