Flash News

KRYESORE

Berisha pas shpërthimit në Velipojë: Ky ishte një muaj skandaloz për turizmin shqiptar

Berisha pas shpërthimit në Velipojë: Ky ishte një muaj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook pas shpërthimit të ndodhur sot në Velipojë.

Berisha shprehet se ky ishte një muaj skandaloz për turizmin shqiptar, ndërsa shton se vetëm numri i vdekjeve të ndodhura në brigjet e vendit, është dy herë më shumë se në të gjitha plazhet e Europës të marra së bashku.

Statusi i plotë:

Turizmi skandaloz ne shtetin e Norieges!

Nje shperthim i fuqishem i nje cisterne gazi dhe nje zjarr i madh ne nje hotel turistik, tronditi sot mijra e mijra pushues ne Velipoje. Nga ky shperthim qe mund te merrte shume jete, por duket se çisterna e madhe nuk ishte plot gaz, u dogjen rende tre qytetare, te cileve nga zemra ju urojme sherim te shpejte.

Por mund te thuhet se ky ishte nje muaj skandaloz per turizmin shqiptar. Vetem ne ujerat e plazheve te vendit jane mbytur 15 turiste, dy here me shume se ne te gjitha plazhet e Europes te marra se bashku, dhjetra turiste te tjere humben jeten apo u plagosen ne trafikun jashte kontrolli te rrugeve te vendit.

Vrasja me mjetet ujore te mafies, e vajzes 15 vjeçare ruse dhe shperthimi i ujerave te zeza ne Ksamil (per shkak te BE thote kryetarja siçiliste e bashkise se Sarandes), derguan lajme skandaloze ne mbare boten.

Po te shtojme ketu sherbimet skandaloze dhe cmimet marramendese te pakontrollura, mungesa e energjise elektrike dhe ujit te pijshem, te gjitha keto perbejne nje bilanc skandaloz te turizmit te nje vendi pa zot dhe turpin e kesaj qeverie qe noton ne korrupsion. sb

Të fundit