Berisha për Ahmetajn: Donacionet për tërmetin do menaxhohen nga hajduti që ka groposur kazanë të mëdhenj me euro

Ish-kryeminstri Sali Berisha, i ftuar në Ora News në studion e emisionit “Tempora” të gazetares Sonila Meço, u ndal te Konferenca e Donatorëve që u zhvillua dje në Bruksel.

Teksa përshëndeti donatorët që kontribuuan për Shqipërinë, Berisha u shpreh se së shpejti këta banorë do të zhgënjehen.

Ai hodhi akuza të forta ndaj Ministritit për Rindërtim Arben Ahmetaj, të cilin e akuzoi se ka “groposur” euro të vjedhura.

“Jam 100% i sigurt se shumë shpejt do të jetë zhgënjimi i madh për këta qytetarë. Së pari sepse ndërmjetësi i këtyre donacioneve është një grup hajdutësh. Dy figurat kyçe janë hajdutët më të mëdha qeveritarë pas Edi Ramës, Arben Ahmetaj, që thuhet se ka të groposur kazanë të mëdhenj me euro. 

I dyti, hajduti i heshtur një Artan Agolli, që ka marrë tani këtë fondin. Ai është një lukuni i papërmbajtur. Një pjesë e fondeve do të shkojnë drejt Agolit. Ai vjedh 24 orë në 7 ditë për Edi Ramën”, tha Berisha.