Flash News

KRYESORE

Berisha për herë të parë: Gërdeci, vrasje shtetërore; asnjë urdhër për të qëlluar mbi protestuesit më 21 janar

Berisha për herë të parë: Gërdeci, vrasje

Ish-kryeministri Berisha u shfaq me një qëndrin më të zbutur për ‘Gërdecin’ dhe ’21 Janarin’, kur fillimisht u shpreh se nuk beson te e pagabueshmja. Në emisionin ‘Temporta’ në Ora News, deputeti i Partisë Demokratike shkoi më tej duke thënë se Gërdeci ishtë vrasje shtetërorë dhe se për 21 Janarin nuk ekzistonte asnjë urdhër që të qëllohej mbi protestuesit.

“Një nga parimet më themelore që më frymëzon më shumë është Niçe, sipas të cilit njeriu duhet të tejkalojë veten çdo ditë. Ai ishte një i krishterë i bindur por kishte një problem me Krishtin që u kryqëzua. Që njeriu të tejkalojë veten çdo ditë, duhet me doemos të njohë gabimet e tij. Skemat piramidale i kam renditur si një nga gabimet më të mëdha. Për gabimet e tjera mund të bëjë një listë të përditshme. Nuk besoj unë tek e pagabueshmja. E konsideroj fatkeqësi më të madhe. Kam shprehur keqardhjen më të madhe për Gërdecin. Kam shkuar nëpër shtëpi dhe e kam quajtur vrasjen shtetërore. Ajo është vrasje shtetërore pa dashje që do të thotë se shteti do të dëmshpërblejë njëlloj sikur e ka kryer vet krimin. Unë bëra gjithçka për t'i zhdëmtuar. Për sa i përket 21 janarit, në mënyrë absolute nuk ekziston një urdhër që të qëllohej mbi ndonjë protestues. Unë kam qëndruar në zyrë”, pohoi ai.

Berisha: Një marrëveshje e dytë Rama-Basha, vetëvrasje për opozitën

Berisha: Në përgjimet e reja i përfshirë Edi Rama dhe disa ministra

https://www.youtube.com/watch?v=T5D5W6nwt0Q

Të fundit