Flash News

KRYESORE

Berisha për marrëveshjen Basha-Rama: Fitoi vendi

Berisha për marrëveshjen Basha-Rama: Fitoi vendi

Deputeti i opozitës dhe ish-kryeministri i Sali Berisha e konsideron marrëveshjen Basha-Rama si fitoren e vendit duke theksuar se ajo shpëtoi Shqipërinë nga një prej krizave politike më të rrezikshme të 26 viteve.

Gjithashtu Berisha shpreh mirënjohjen për miqtë evropianë dhe amerikanë.

Statusi i plotë i Berishës

Nje marreveshje nga e cila fiton vendi!

Te dashur miq, drejtuesit e dy partive kryesore te vendit firmosen sot nje marreveshje, me te cilen i dhane zgjidhje njeres prej krizave politike me te rrezikshme te ketyre 26 viteve te fundit, qe prej disa muajsh kishte rrokur vendin.

Ne kete kontekst, mendoj se çdo shqiptar duhet te ndjehet vertet i lehtesuar per zgjidhjen me mjete politike te kesaj krize qe kercenonte ne menyren me serioze ekzistencen e pluralizmit politik ne Shqiperi, themelet kushtetuese te shtetit demokratik, paqen sociale dhe stabilitetin e vendit.

Të fundit