Flash News

KRYESORE

Berisha përmend tre emra si urdhërues të vëzhgimit të kryeopozitarit Lulzim Basha

Berisha përmend tre emra si urdhërues të vëzhgimit të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas denoncimit se kreu i opozitës, Lulzim Basha, është vendosur nën vëzhgim nga disa struktura brenda Policisë së Shtetit.

Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, si urdhërues të vëzhgimit të Bashës.

Sipas Berishës, ky është një akt policesk kriminal dhe i shëmtuar, i cili duhet të marrë goditjen e merituar.

Reagimi:

Edi Rama perdor narko-taskforcen operacionale per survejimin e kundershtarit te tij politik!

Te dashur miq, me urdher te Norieges, Fatmir Droga dhe Ardi Xhafa apo Geron Veliu, siç e therrasin rendom ne Vlore dhe ne mbare policine e shtetit drejtorin aktual te narkopolicise, kane vendosur ne ne survejim kryetarin e opozites nje akt policesk kriminal te shemtuar.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt gangsteresh te Edvinit dhe klikes se tij ne krye te narkoshtetit, ju bej thirrje qytetareve, qe me revolten tone te hedhm ne koshin e plehrave ata dhe narkoshtetin e tyre te kalbur!

Të fundit