Flash News

KRYESORE

Berisha: Plani për vrasjen time dhe të Ibrahim Rugovës

Berisha: Plani për vrasjen time dhe të Ibrahim Rugovës

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës për RTV Dukagjini, tha se duke ju referuar dokumentave tha se ka pasur një plan për vrasjen e tij dhe të Presidentit Ibrahim Rugova nga regjimi komunist në vitin 1991.

Berisha tha se preteksti për këtë ishte fakti se Rugova refuzoi të vendoste kurorë te varri i Enver Hoxhës.

Pyetje: Keni shkruajtur në Facebook se në vitin 1991 që regjimi komunist kishte planifikuar ta vriste Rugovën?

Berisha: Po janë dokumenta. Donte të na vriste të dyve në vilën e presidentit, janë dokumentat. Është me dokumenta se kam shkruajtur unë

Preteksti ishte ky, i ndjeri President refuzoi të shkojë të vendos kurorë tek varri i Enver Hoxhës dhe natyrisht tregoi menjëherë anësimin drejt forcave demokratike.

Dokumenti thotë se ushtarë të gardës donin ti vrisnin. Pse nuk u vranë është punë tjetër. Po ky është dokumenti, është me shkrim.

Të fundit