Flash News

KRYESORE

Berisha pranon se mbeti i lënduar në mitingun e PD

Berisha pranon se mbeti i lënduar në mitingun e PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar se ai ka qenë ndër personat e lënduar në mitingun e organizuar nga PD dy ditë më parë.

Berisha e ka zbuluar këtë detaj gjatë komunikimit me një qytetar në rrjetet sociale, i cili e pyeste përse nuk ishte në hapjen e fushatës.

“Une aty isha dhe u lendova por të tjerët më shumë se unë, më sa duket ke probleme me sytë e mendjes dhe në këtë rast kujdes se nuk ka okulist që të bënë derman”, replikon Berisha.

Rreth 140 persona u helmuan në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, mes tyre edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha. Autoritetet ende nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare se çfarë e shkaktoi helmimin e militantëve të PD.

Të fundit