Flash News

KRYESORE

Berisha pro propozimit të Bashës: Të hiqet imuniteti për të gjithë deputetët

Berisha pro propozimit të Bashës: Të hiqet imuniteti për

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga parlamenti për të denocuar këtë seancë si një nga ditët më të zeza, dita e turpit, siç tha ai. “Një bandë që ka trafikuar me makinën e ministrit të Brendshëm 30 tonë drogë me vlerë 300 milionë euro, ka nënshtuar Edi Ramën dhe deputetët e PS. Nuk ka ditë më të turpshme se sot. Kjo është dita e turpit”, tha Berisha. I pyetur për nismën e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që të gjithë deputetëve duhet t’u hiqet mandati dhe të jenë të barabartë para drjetësisë, Berisha tha se “Jam plotësisht pro kësaj nisme dhe se Kryetari PD-së e ka shprehur këtë incitivë më herët, por jam i bindur se këta (socialistët) do ta hedhin përsëri poshtë!”

Më herët në rrjetin social facebook, por edhe gjatë një ndërhyrje në seancën plenare Berisha denoncoi Edi Ramën, si përgjegjësin kryesor që ka shitur dhe tradhtuar deshmitaren e mbrojtur kunder Saimir Tahirit! Ja mesazhi i Berishës në rrjetin social:

“Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:

“Pershendetje doktorr,esht Edi Rama vet ai qe ka dekonspiruar dhe shitur deshmitaren e mbrojtur oficere e policise, kunder Sajmir Tahirit.Ai eshte informuar vetem pak minuta pasi prokuroret ne seancen e mbyllur dorzuan ne komisionin e mandateve provat sekrete.Pavaresisht se te fjithe deputetet ishin nden pergjim dhe nden hetim Bledi Çuçi filmoj dokumentat dhe ia nisi menjeher Rames.Rama se bashku me Agaçin shkoj ne zyre tek Xhafa ku kane qendruar rrethe nje ore natyrisht ka bere identifikimin e personit dhe u a kane dhene mediave me respekt ...”

I bej thirrje Prokurorise se Pergjithshme te nise me urgjence hetimin per Edi Ramen, qe tradhetoi dhe shiti deshmitaren e mbrojtur dhe te gjithe ata qe jane te implikuar ne kete krim te shemtuar! sb"

Të fundit