Flash News

KRYESORE

Berisha publikon dencimin: Ja si tallet Edvini dhe Madame Vila me studentët

Berisha publikon dencimin: Ja si tallet Edvini dhe Madame Vila me studentët

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit Lindita Nikolla për rimbursimin e tarifave të masterit për studentët.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha publikon denoncimin përmes të cilit studentët me ndihmë ekonomike dhe jetimë denoncojnë njoftimin se duhet të paguajnë tarifën e plotë ndryshe nga çdo vit tjetër që paguahej me rimbursim.

Statusi i Berishës:

Ja si tallet Edvini dhe Madame Vila me studentet!

Hiqet rimbursimi i tarifave shume te larta per kategorite e studenteve nga shtresat e varfera!

Ketu me poshte keni denoncimin e njerit prej tyre. Lexoni mesazhin e tij! sb

"Pershendetje.

Ju lutem publikojeni kete njoftim eshte shum i rendesishem.

Njoftim.

Nder vite tarifa e masterit per studentet qe nuk kane mundesi ekonomike dhe trajtohen me ndihme ekonomike apo jane jetim eshte paguar me rimbursim.

Mirpo ka qe nga fillimi vitit dhe deri sot nuk eshte nxjerr asnje njoftim per keta studenta. Ndaj shkolla Fakulteti i Shkencave Teknike Mjeksore vendos vetë njoftim duke then se duhet te paguani tarifen e plot deri ne fund te muajt maj.

Ju bej thirrje te gjithe studenteve ne te gjithe fakultetet te ngrejne zërin ndaj kësaj padrejtesie.

Ju lutem ju pergjerohem publikojeni pasi jam nje studente me nota shum te mira dhe kam mesuar shum dhe jam shum e traumatizuar me duhet te lej shkollen nese nuk bejë ndryshim.

Ju kerkoj ndihme ju si faqe e ndjekur dhe shum e shikuar.

Faleminderit."

Të fundit