Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Berisha publikon foton e Kristaq Ramës: Edvini i vrau për së dyti deputetët!
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur mashtrues pasardhësin e tij Edi Rama, duke e akuzuar për vrasjen për së dyti të 16 deputetëve të ekzekutuar nga komunistët në tetor të 1947, në nder të të cilëve u mbajt një seancë përkujtimore ditën e djeshme në parlament. Në statusin e tij në “Facebook”, Berisha rendit edhe katër arsye se përse sipas tij, Rama i vrau ata për së dyti.
Një prej tyre thotë Berisha është fakti që Rama nuk e përmendi asnjëherë në fjalimin e tij Enver Hoxhën dhe as sigurimin e shtetit. Për më tepër ai thotë se Rama i vrau për së dyti pasi pati në krah Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafajn, ndërsa e quan mashtrues pasi tha se është hera e parë që kujtohen, ndërkohë që sipas Berishës janë zhvilluar edhe më herë seanca të tilla në nderim të tyre nën drejtimin e një përfaqësuese të denjë të asaj shtrese Jozefina Topallin.
Ja statusi i Berishës:
"Ja sepse, Edvin Kristaq Rama vrau për së dyti, dje në parlament, martirët e lirisë!
Të dashur miq, në seancën e djeshme plenare kushtuar nderimit të 16 deputetëve dhe intelektualëve të kombit, të ekzekutuar nga Enver Hoxha, më 10 tetor 1947, Edvin Kristaq Rama me fjalimin dhe qëndrimet që mbajti i vrau, për së dyti, martirët e lirisë, dhe kjo, për disa arsye:
Së pari, në fjalimin e tij prej 1260 fjalësh, si kryetar i një partie që pasi ndryshoi emrin nga PPSH në PS, shpalli veten trashëgimtare juridike të partisë së Enver Hoxhës që kreu krimin terrorist, ai, mund dhe duhej të kërkonte një ndjesë ex oficio.
Për më tepër Edi Rama, ndonëse nuk ka përgjegjësi personale, duhet të kërkonte ndjesë publike edhe për shkak të lidhjeve të tij të forta familjare me xhelatët që urdhëruan dhe firmosën varjet, pushkatimet, burgosjet, internimet politike gjatë diktaturës hoxhiste. Ai, duhet ta dijë se, përgjegjësia, në rastin e tij morale, për krimet e papërshkrueshme, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit, të etërve të tij shpirtërorë dhe biologjikë, do ta ndjekë gjithë jetën si një detyrim moral për të kërkuar ndjesë, pavarësisht nga ndërrimi i emrave të forcës politike që ai drejton apo funksionet që ai do të kryejë.
Së dyti, Edi Rama në seancën e djeshme, vrau edhe një herë parlamentarët e lirisë dhe bashkëpunëtorët e tyre, sepse ai me cinizëm ekstrem në krye të seancës përkujtimore, vendosi ish-ministrin e fundit të Sigurimit të Shtetit, Gramoz Ruçi, dhe si për t’ju thënë atyre “mirë ua kanë bërë”, nuk e zëvendësoj atë me një nga nënkryetarët, në drejtimin e seancës. Përveç kësaj, Rama gjatë seancës, mbante në krahë një ish-hetues që ka thyer nofulla në hetuesinë politike gjatë diktaturës, Fatmir Xhafën.
Së treti, Edi Rama i ekzekutoi dje, edhe një herë në varre, ata burra të shquar të kombit, sepse në fjalimin e tij prej 1260 fjalësh, nuk shqipëroj as dhe njëherë të vetme një fjalë dënuese e madje as dhe emrin e Enver Hoxhës, Hitlerit Shqiptar të pas luftës, kryexhelatit të krimit monstruoz të radhës kundër njerëzimit, të datës 10 tetor 1947.
Përkundrazi, Edi Rama për të mbrojtur atin e tij shpirtëror, manipuloi dhe falsifikoi dje historinë. Kështu ai, në parlament, mashtroi trashë dhe me cinizëm kur deklaroi se: “Një major me dy kapitenë ushtrie, të asistuar nga një aspirancë, janë autorët e eliminimit të 15 deputetëve që përbënin 20% të parlamentit në atë kohë, ….”.
Të paraqesësh këtë krim monstruoz si akt të një majori dhe dy kapitenëve të ushtrisë, është njëlloj si të shkrehje breshëri kallashi dje, në parlament, mbi kujtimin dhe veprën e martirëve të opozitës shqiptare.
E vërteta historike është se, vendimi për dënimin e tyre me vdekje është marrë dhe firmosur nga vetë Enver Hoxha dhe Byroja Politike, para zhvillimit të gjyqit. Kështu që, majori dhe kapitenët kriminelë dhe terroristë në atë proces farsë, zbatuan thjesht vendimin e kryexhelatit Hoxha, të cilit Rama në 1260 fjalë nuk i përmend qoftë dhe njëherë të vetme emrin, por kërkon të mashtrojë shqiptarët se, fajin e kishte një major dhe dy kapitenë ushtrie.
Përveç kësaj, kërkesa e martirëve për faljen e jetës u refuzua dhe zbatimi i vendimit të ekzekutimit u miratua me shpejtësi të rrufeshme, po nga diktatori stalinist Enver Hoxha, pra edhe plumbat mbi gjoksin e tyre, mbanin firmën e Enver Hoxhës, të cilit Edi Rama me kujdes i fshehu veprën terroriste dhe genocidin ndaj opozitës.
Së katërti, Edvin Kristaq Rama i vrau për së dyti martirët e lirisë sepse, ai, dje në 1260 fjalë nuk shqipëroj një herë të vetme një fjalë për Sigurimin e Shtetit, Policinë terroriste Sekrete të Enver Hoxhës që, me porosi direkte të tij, i torturoi gjer në vdekje, vari, pushkatoi e burgosi ata burra dhe dhjetëra mijëra shqiptarë të tjerë, gjatë 46 viteve të kalvarit komunist. Rama nuk përmendi dot dje Sigurimin e Shtetit sepse, ai, me shumicën e tij miratoi ligjin e dosjeve që ju garantoi terroristëve të Sigurimit, emërimin në çdo funksion, në të gjithë lartësinë e piramidës së maxhorancës aktuale. Ndërkohë që, Rama dhe partia e tij, rrëzuan me angazhimin e tij direkt personal ligjin tjetër që i nxirrte kriminelët e Policisë Sekrete të regjimit hoxhist, njëherë e përgjithmonë nga administrata, organet e zgjedhura dhe ato gjyqësore të shtetit shqiptar.
Edi Rama me fjalën e tij mashtroi shqiptarët dhe manipuloi të vërtetën kur, në mënyrë të përsëritur, deklaroi se ishim mbledhur aty për shkak të miratimit nga mazhoranca e tij të ligjit të dosjeve, ligj që mbronte xhelatët e Sigurimit të Shtetit, ndërkohë që memoria e parlamentit dhe dokumentet e këtij shteti faktojnë se, parlamenti ka mbajtur më pare sesione komemorative në nderim të martirëve të 10 tetorit 1947, natyrisht jo i kryesuar nga Ministri i Policisë terroriste Sekrete të Enver Hoxhës, Gramoz Ruçi, por nga një përfaqësuese e denjë e shtresës së tyre, Zj. Jozefina Topalli, si dhe vite më parë ata janë shpallur “Martirë të Lirisë”.
Si përfundim, dua t’i them Edi Ramës se, as me një apo tridhjetë majorë apo kapitenë kriminelë e terroristë, nuk mund të mbulosh fytyrën prej xhelati të Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas Luftës së Dytë dhe të gjithë atyre që urdhëruan, firmosën, edhe si puna e babait tënd biologjik, varjen, ekzekutimin, torturimin apo burgosjen e viktimave të gjenocidit komunist.
Këtu, më poshtë, keni një foto të majorit dhe disa prej kapitenëve xhelatë të martirëve të lirisë, viktimave të diktaturës hoxhiste.”

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38