Flash News

KRYESORE

Berisha publikon foton: Kjo është rezidenca e Ramës në New York

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e dërguar nga një qytetar dixhital, së bashku me një foto, për të cilën thotë se është shtëpia që po ndërton kryeministri Rama në New York.

Sipas mesazh dërguesit, shtëpia ndodhet në Staten Island, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa shton se ajo po ndërtohet e re dhe është pranë shtëpisë si Selim Rusit, për të cilin thotë se ka njohje të forta me Ramën.

Postimi i plotë i Sali Berishës

Rezidenca e re e Kallam Deshtaku ne State Island New York!

Shikoni foton dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Me këtë rast i bëj thirrje FBI të hetojë me pëparësi këtë denoncim të qytetarit dixhital.

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e tij.

Përshendetje doktor,

Ajo që shikoni në foto, është shtëpia që po ndërton kryeministri Edi Rama në Staten Island, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është një qytetar që jeton aty pranë, në atë zonë, i cili mbështet këtë ide, duke dërguar përveç fotos edhe të dhëna të tjera.

Shtëpia po ndërtohet e re dhe është pranë shtëpisë si Selim Rusit, një emër i njohur në Shqipëri por edhe si person që ka njohje të afërt me Ramen. Selim Rusi është një bisnesmen i njohur edhe në qarqet amerikane, por edhe shumë miqësor me kryeministrin shqiptar, demonstruar kjo nga foto të shumta që gjenden lehtë edhe në rrjete sociale.

Të fundit