Flash News

KRYESORE

Berisha: Rama dhe Agaçi qëndrojnë pas dokumentit të falsifikuar të Tahirit

Berisha: Rama dhe Agaçi qëndrojnë pas dokumentit të

Sali Berisha ka akuzuar sot Edi Ramën dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçin, se qëndrojnë prapa asaj që u konsiderua sot si manipulim i dokumentit përmes të cilit Sajmir Tahiri dy muaj më parë u mundua të dëshmonte se nuk po hetohej nga Prokuroria e Katanias.

Shkruan Berisha në Facebook:

Noriega dhe Don Agaçio prapa dokumentit te fallsifikuar te Saimir Trafikut!

Te dashur miq, fill pas kerkeses se prokurorise per arrestimin e Saimir Trafikut dhe vendimit te Rames per te mos dorezuar kriminelin tek drejtesia, per shkak se e merrte me vehte ai, per te mashtruar publikun shqiptar nisi me urgjence incognito sekretarin e pergjithshem te mafies shteterore, Don Agaçion per te nxjerre nje vertetim se Tahiri nuk eshte nen hetim ne Itali.

Burime serioze zyrtare dixhitale informuan se dokumenti i paraqitur publikut nuk kishte numer protokolli dhe si i tille ishte nje fallsifikim pa vlere dhe denoncuam publikisht si angazhimin e Rames dhe Don Agaçios ashtu dhe fasitetin e dokumentit.

I bej thirrje prokurorise te hetoje si fallsitetin e dokumentit ashtu dhe implikimin direkt te Norieges dhe mafiozit famoz Don Agaçio ne fallsifikim dokumentash te shtetit mik dhe mashtrimin e publikut shqiptar.

Të fundit