Flash News

KRYESORE

Berisha: Rama katërfishoi çmimin e rrugës Kardhiq-Delvinë

Berisha: Rama katërfishoi çmimin e rrugës Kardhiq-Delvinë

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi sa i takon nisjes së punimeve për ndërtimin e rrugës Delvinë-Kardhiq. Berisha thotë se loti i parë prej 7 km në këtë rrugë u ndërtua brenda 7 muajve me një shumë prej 5,1 milionë euro, kurse dje, vijon më tej Berisha, Rama njoftoi se 7 km e lotit të dytë (që janë një teren identik me lotin e parë) do ndërtohen për 24 muaj dhe me një çmim prej 22 milionë euro.

Ish-kryeministri e cilëson këtë si mashtrimin dhe vjedhjen e radhës.

Postimi i plotë i Sali Berishës

Kallam Deshtaku katerfishon çmimin e ndertimit te rruges Kardhiq - Delvine!

Te dashur miq, dje Kallam Deshtaku ishte per te dyten here ne tre vjet ne rrugen Kardhiq - Delvine. Heren e pare ne maj te vitit 2015 shkoi dhe u betua se brenda vitit do te fillonin punimet per ndertimin e lotit te dyte te rruges, por si zakonisht mashtroi sepse gjer sot punimet nuk filluan.

Dje Kallam Deshtaku inauguroi fillimin e punimeve te lotit te dyte prej 7 km ne kete rruge. Por ai po dje njoftoi vjedhen e madhe te rradhes.

Loti i pare prej 7 km ne kete rruge u ndertua brenda 7 muajve me nje shume prej 5,1 milion euro. Kurse dje,

Kallam Deshtaku njoftoi se 7 km e lotit te dyte (qe jane nje teren identik me lotin e pare) do ndertohen per 24 muaj dhe me nje çmim prej 22 milion Euro, pra kater here me te larte. Kjo eshte vetem mashtrimi dhe vjedhja e radhes! sb

 

Të fundit