Flash News

KRYESORE

Berisha: Rama nuk e njeh gjuhën e dialogut, protesta vazhdon deri në fitore

Berisha: Rama nuk e njeh gjuhën e dialogut, protesta vazhdon deri në

Ish kryeministri i vendit Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të protestojnë deri në fitore. Ai e quajti kryeministrin Edi Rama të ngordhur dhe shtoi se shumë shpejt do të përmbyset.

“Protesta do të vazhdojë deri në fitore. Protesta do të vijojë deri në rrëzimin e regjimit që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin ku çdo 3 ditë zhduket një fëmijë, që e ka shndërruar në epiqendër të krimit dhe drogës. Antimitingjet e Ramës ngjasojnë me kortezhe të përmortshme. Rama është politikisht i ngordhur”, tha Berisha.

Berisha u përgjigj edhe mbi deklaratat e sotme të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, që kërkonte dialog nga palët.

“Sigurisht dialog, por Rama nuk njeh gjuhën e dialogut, por gjuhën e dajakut. Në lidhje me ndikimin rus, Stoltenberg e di që Rama i ka dhënë naftën mikut të ngushtë të Putinit, edhe bankat”.

Ai beson se opozita do t’ia arrijë qëllimit.

Të fundit