Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Berisha: Rama nxjerr nga salla një tjetër student, takimi vetëm me FRESSH-istë
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon me anë të një postimi në rrjetet sociale se gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama në Elbasan ka nxjerrë nga salla një tjetër student, njësoj siç ndodhi edhe pak ditë më parë te Qyteti Studenti.
Duke iu referuar mediave lokale, Berisha shkruan se i riu u nxor jashtë sallës, pasi takimi u zhvillua sipas tij vetëm me anëtarë të FRESSH.
Postimi:
Perseri ne Elbasan Rama nxjerr jashte studentin!
Ne salle lejohen vete fallangat grevethyese freshiste.
Rama dhe Fallc- Pakti per Unversitetin priten me protesta nga studentet. Ju lumte.
Nje televizion lokal thote te verteten.
Lexoni kroniken dhe shikoni foton e medias lokale “Klodiana tv”. sb
Studenti nxirret jashtë nga takimi me Kryeministrin: Salla është me FRESSH-istë
Nga Klodiana 15 orë më herët
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë të papritur në qytetin e Elbasanit, ku ka kryer një inspektim në Spitalin Rajonal të Elbasanit si dhe një takim në prefekturë me drejtues të rëndësishëm të institucioneve. Ndërsa po zhvillon takim me disa studentë, me në qendër “Paktin për Universitetin”.
Por, ndërsa Kryeministri dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini po prezantojnë “Paktin për Universitetin”, një student është nxjerrë nga ky takim, me pretendimin se nuk ishte në listë.
Studenti u shpreh në një dalje për mediat se ai nuk u lejua brenda, ndonëse emri i tij ishte në listë.
“30% ishin studentë të konvikteve dhe 70% ishin të tjerë”, tha studenti, ndërsa shtoi se në sallë janë lejuar të hynë FRESSH-istët.
Kujtojmë se Kryeministri u prit me protesta në hyrje të godinës ku po zhvillohet takimi.
Por, kryeministri është pritur nga disa studentë me protesta, të cilët kanë shpalosur parrulla kundër “Paktit për Universitetin”, i cili është propozuar nga qeveria si zgjidhje për kërkesat e tyre.