Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Berisha Ramës: 2.4 mln shqiptarë ju përbuzën dhe ju ndëshkuan me bojkot
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend hodhi akuza mbi qeverinë Rama. Fitoren e Ramës, Berisha e quajti si një dasmë pa nuse, pasi sipas tij qeveria përfaqëson krimin. Berisha tha se “Në ligjet dhe kushtetutën e vendit, kjo seancë mblidhet për raportin për programin e qeverisë së 4 viteve që vijnë, mazhorancë kjo e dalë nga zgjedhjet e fundit me 74 deputetë, e transferuar në rrugë e sipër 78 e 80. Mirëpo cilido që vëren fytyrat e këtyre deputevë dhe shkoëve që qëndrojën prapa meje konstatojnë se ka zi në fytyrën e tyre, ka frikë në sy të tyre, konstaton se ka pasiguri të madhe. Edi Rama mbajti një fjalim të ndryshëm nga ai i 4 viteve më parë. Por ai e mbajti të diktuar nga një panik i madh.
Ai e di mirë, e di mirë cdo deputet se përvec kushtetutës në ligje ekziston kushtetuta morale e njeriut, e kombit, e burrave dhe grave, e fëmijëve që buron nga shpirti i tyre.
Në atë kushtetutë ju jeni fitimtar humbës më të mëdhenjë. Në atë kushtetutë morale ju vini këtu si një pseudomazhorancë e vërtetë. Në atë kushtetutë morale të qytetarit, burrit, gruas, fëmijës, ju jeni të ndëshkuarit e vërtetë.
2.4 mln shqiptarë dhe sa përfaqësojnë ata të tjerë në moshë të votimit, ju përbuzën, ju ndëshkuan. 2.4 mln shqiptarë me votën kundër dhe akoma më rëndë me bojkotin jau shndërruan ju fitoren në një dasëm pa nuse. Ju nuk e gëzoni dot. Cfarë fitore është kjo kur procesit themelor, jetik për demokracinë për liritë nuk i besuan miliona shqiptarë, braksitën kutitë e votimit. Mund të shtroni pyetjen, po ju ku ishit? Ne patëm probemet tona, por detyrat kryesore e zgjedhjeve është e qeverisë.”