Flash News

KRYESORE

Berisha reagon si ‘mjek’ për vdekjen e Blerta Pepës

Berisha reagon si ‘mjek’ për vdekjen e Blerta Pepës

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka reaguar ndaj ngjarjes së shumë përfolur mbi vdekjen e 16 vjeçares Blerta Pepa.

Ai është shprehur se  është shokuar dhe ndihet i tronditur ashtu si mbarë shoqëria.

Berisha i ka shprehur ngushëllime familjes, ndërsa shkruan se shpreson që të sqarohen sa më shpejt rrethanat e  vdekjes.

Statusi i plotë:

Të dashur miq, vdekja e vajzës, 16 vjeçares Blerta Pepa, gjate një operacioni jo të rëndë, më ka prekur shumë dhe ka shokuar mbarë shoqerine.

Pa ekspertizën shkencore nuk mund të dimë shkakun e vërtetë të kësaj vdekje tragjike që keputi jetën e këtij engjëlli të talentuar dhe ka tronditur thellë jo vetëm familjen e Blertës por mbarë shoqërinë tonë.

Le të shpresojmë dhe të kërkojmë që sa me shpejtë të sqarohet me vëçrtetesi shkencore shkaku, rrethanat, pergjegjesite e kesaj vdekje tragjike.

Me kete rast le t'i shprehim ne se bashku ngushellimet me te thella prinderve, vllezerve, te gjithe familjareve, shoqeve dhe shokeve te artistes se talentuar dhe te lutemi se bashku me ta qe shpirti i Blertes te gjeje paqen e merituar! sb

Të fundit