Flash News

KRYESORE

Berisha rendit 8 sekretet: Ja çfarë di Saimir Tahiri për Edi Ramën!

Berisha rendit 8 sekretet: Ja çfarë di Saimir Tahiri për Edi

Ish kryeministri Sali Berisha ka renditur një sërë sekretesh që, sipas tij, Saimir Tahiri i di për Edi Ramën. "Saimir Tahiri di për Edi Ramën pothuajse sa di Edi Rama për veten e tij", tha Berisha.

Deputeti demokrat shton se po u arrestua Saimir Tahiri, bashkë me të merr fund dhe Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Saimir Tahiri di kush e urdhëroi atë dhe kush i dha platformën e kanabizmimit.

Saimir Tahiri di se kush i dërgon valixhet me euro te Edi Rama. Di se pse Edi Rama urdhri të fshihet urdhrit të interpolit të Mark Frrokut. Ai din se kush urdhëroi autoritete shqiptare për t’i çelur në Kroaci shtegun Arben Frrokut.

Ai din se kush urdhëroi për lirimin e Bardhok Pranës në Laprakë. Di për Edi Ramën pothuajse sa din Edi Rama për vetën e tij. Di se ç’bëri Edi Rama me superkillerin e Luiza Xhuvanit. Se çfarë mashtrimesh u bënë me të vdekurit. Në Shqipëri njeriu që ka informacion të pakrahasueshëm me çdo njeri tjetër është Saimir Tahiri.

Të fundit