Flash News

KRYESORE

Berisha rendit konkluzionet e samitit të Berlinit: Me Ramën nuk ka integrim

Berisha rendit konkluzionet e samitit të Berlinit: Me Ramën nuk ka

Ish-kryeministri Sali Berisha komenton Samitin e një dite më parë në Berlin, i thirrur nga kancelarja Angela Merkel me pjesëmarrjen edhe të presidentit francez Emanuel Makron.

Ndërsa renditi disa nga konkluzionet e këtij samiti, Berisha arrin në përfundimin se me kryeministrin Rama nuk ka integrim.

“Samiti nje ditor i Berlinit përfundoi!

Konkluzionet:

- Jo ndryshimit te kufijve!

- Jo perpjekjeve per krijimin e Serbise se Madhe!

- Jo marreveshje te fshehta si deri tani midis Vuçiçit dhe argateve te tij me Kosoven!

- Po perspektives europiane te vendeve te rajonit mbi bazen e plotesimit te kushteve.

- Jo hapjes se negociatave me Shqiperine

- Qeveria gjermane nuk do te shqyrtoj deri ne vjeshte as raportin e Komisionit Europian

- Franca nuk pranon fare te flitet per kete çeshtje.

- Asnje fjale dhe asnje premtim per hapjen e negociatave perveç trillimit me porosi te Rames e te sugarit te tij, te cilin e pergenjeshtroi pa u thare boja radio shteterore gjermane Dojçe Ëelle!

Si perfundim miq,me Ramen ecet drejt te shkuarës nuk ka integrim!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Takimi u mbyll me një draf-marrëveshje me liderët e Ballkanit, ndërsa ra në sy se në dokumentin në gjuhën angleze nuk përmendet në asnjë rresht Shqipëria. Madje, kancelarja Merkel deklaroi gjatë takimit se në këtë samit nuk bëhet fjalë për hapje negociatash dhe se vendimi i Komisionit Europian mund të shtyhet për në shtator.

Të fundit