Flash News

KRYESORE

Berisha: Rilindja e Ramës si “Plaku dhe Deti”, ishte një peshk mbeti në gjysëm pasi u copëtua

Berisha: Rilindja e Ramës si “Plaku dhe Deti”, ishte një

I ftuar në studion e Eni Vasilit ish-kryeministri i Shqipërisë Sali berisha foli mbi marrëveshjen e arritur mes PS-së dhe PD-së.

Kjo marrëveshje sipas tij, erdhi si imponim i protestës e cila ishte një protestë paqësore në të gjitha aspektet e saj.

Më tej Berisha foli për ndyshimet në qeveri dhe kabinetin e qeverisë Rama. Për Berishën ai i ngjante me kapitenin te vepra e Heminguej “Plaku dhe Deti. Vet Rilindja ngjante me peshkun i cili ishte një peshk i plotë që u copëtua nga grabitqarët e detit.

“Tepër rrallë në historinë e  vendeve të tjera  protestë paqësore civile në të gjitha aspektet e saj, arriti të impnojë  një marrëveshje. Një marrëveshje tepër të mirë pavarësisht  komenteve.E them me bindje sepsed në kohë paqe nuk ka  marrëveshje të shumës 0. Atë marrëveshje të luftrave barbare, edhe aty kur pala  merr diçka ose humbet diçka. Marrëveshje shumë e mirëd u  nënshkrua në parlament nga e  cila ka përfituar çdo shqiptar.

Duke vlerësuar marrëveshjen unë mund të them se ai dje, më ngjiste  me kapitetin që kishte mbetur gjeni, kishte marrë  një karrige për veten dhe qeverinë dhe shkoi e mbyti. Ai shkoi duke dorëzuar pushtetin copa copa. Rilindja si peshku i plakut dhe detit, ky i thoshte: ah ti peshk ti që mbete gjysëm peshk.”

Të fundit