Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Berisha: Rritja e madhe, deri në dyfishim, e çmimit te ujit, një akt i papërgjegjshëm e krimal!
Sot reagoi për rritjen e çmimit të ujit edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Komenti i tij në facebook, e cilëson kriminale rritjen e çmimit, pasi uji ëshët jetik për njeërzit dhe se “të bësh një veprim të tille kur Shqiperia është një nder vendet me te pasura me ujera ne Europe, dhe kur liqeni i Bovilles ka sasi uji shume me te medha se sa nevojat e Tiranes, perseri ben nje akt te papergjegjshem.”
Ja komenti i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook:
“Edi Rama dhe Lal Plehu arriten me blerje dhe manipulime te dyfishojne tarifat baze dhe te rrisin ndjeshem çmimin e meter kubit te ujit per familjaret, rritje dhe me te medha u parashikuan per bizneset.
Ky eshte nje akt i papergjegjshem dhe, per pasojat e tij, edhe kriminal.
Me keto çmime, dhjetra mijera familje do mendojne mire para se te bejne dushe apo te lajne mjedisin ku jetojne, duke u bere keshtu objekt semundjesh infektive dhe te tjera nga me te ndryshmet.
Te besh nje veprim te tille kur Shqiperia eshte nje nder vendet me te pasura me ujera ne Europe, dhe kur liqeni i Bovilles ka sasi uji shume me te medha se sa nevojat e Tiranes, perseri ben nje akt te papergjegjshem.
Vende te pasura ne uje si Austria, garantojne furnizimin falas me uje te pishem rubineti per mbare qytetaret e vete. Te tjera vende qe e kane ujin me bollek apo prodhime te tjera si nafta, ua ofrojne qytetareve te tyre me çmime simbolike. Por Edi dhe Lal Plehu duhet ti vjedhin dhe rrjepin me çdo gje qytetaret e ketij vendi! Sb”