Flash News

KRYESORE

Berisha ‘sfidon’ ERTV me ‘SBTV’, i drejtohet Ruçit: Nxirre jashtë këtë trap! Rrugaç!

Ish-kryeministri Sali Berisha refuzoi të merrte fjalën në momentin që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i kërkoi që të fliste. Berisha  në një video-selfie ‘live’ nga Facebook-u i tij i kërkon Gramoz Ruçit që të përjashtojë kryeministrin Rama nga Kuvendi.

“Gramoz nxirre jashtë që të vendoset ekuilibri këtu. Nxirre jashtë njeriun që i ka bërë fyerjen më të madhe parlamentit.  Nxirre jashtë njeriun që sot meriton të quhet trap, trap dhe vetëm trap! Njeriun që urren kuksianët...sot do ta nxjerrim atë me lecka, jashtë Edi Rama. Dil jashtë rrugaç!”, shprehet me tone të larta ndër të tjera Berisha.

Ish-kryeministri ka ‘sfiduar’ dhe Ramën me ‘live’ e tij nga “SBTV” i tij duke pasqyruar të gjithë situatën e nxehtë në Kuvend.

Të fundit