Flash News

KRYESORE

Berisha: Stop terrorit shtetëror në Shkozë!

Berisha: Stop terrorit shtetëror në Shkozë!

Pas aksionit të pashembullt policor të mëngjesit të sotëm në Shkozë, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, me një status në Facebook. Berisha ka kërkuar ndalimin e terrorit shtetëror dhe u ka kërkuar mediave të bëjnë punën e tyre për informimin dhe jo të mbajë anën e shtetit, e dhunës. Ja postimi i Berishës:

“Shtetrrethim në Shkozë. Qindra policë e banditë me uniforme kanë rrethuar Shkozën dhe banorët e saj, që po mbrojnë shtëpitë e tyre nga arbitrariteti dhe dhuna shtetërore. Policia ka bllokuar linjat e autobuzave.

U bëj thirrje mediave të mos bllokojnë lajmet por të qëndrojnë në anën e viktimave! Sb”

Të fundit