Flash News

KRYESORE

Berisha takon Donald Lu: I kërkova dialog për daljen nga situata e rëndë

Berisha takon Donald Lu: I kërkova dialog për daljen nga situata e

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka pasur një takim pasditen e sotme në zyrën e tij me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

Takimi është zhvilluar në orën 15:00 dhe Berisha me ambasadorin Lu kanë diskutuar mbi situatën politike në të cilën ndodhet vendi.

Berisha u shpreh se u diskutua gjerësisht mbi rëndësinë e vazhdimit dhe zgjidhjes me dialog të kësaj situate tejet të rëndë që përjeton vendi.

Statusi i plotë:

Takim me ambasadorin e SHBA, Donald Lu.

Të dashur miq, sot në ora 15:00 pata një takim në zyrën time me ambasadorin e SHBA, Donald Lu,

Në këtë takim u diskutua gjerësisht mbi situatën e rëndë në vend. Theksova se situata është shumë kritike sepse Edi Rama, pasi ka mbushur për qëllime elektorale vendin me drogë dhe e ka mohuar dhe mohon atë, pasi ka mbushur institucionet me kriminele e po i liron nga burgjet dhe e ka mohuar dhe e mohon atë, pasi ka shndërruar administratën, të gjithë punonjësit e administratës dhe ndërmarrjeve publike në trupe elektorale të PS, ka vendosur të varrosë pluralizmin politik në Shqipëri.

Në takim u diskutua gjerësisht mbi rëndësinë e vazhdimit dhe zgjidhjes me dialog të kësaj situate tejet të rëndë që përjeton vendi. sb

 

Të fundit