Flash News

KRYESORE

Berisha: Terror në spitalin e Kukësit se do të shkonte Edi Rama

Berisha: Terror në spitalin e Kukësit se do të shkonte Edi Rama

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” një denoncim ku thuhet se vizita e Edi Ramës në spitalin e Kukësit është shoqëruar me forca të shumta policie.

“As Trumpi po të shkojë në Afganistan s'do ruhej ashtu. Asnjë qytetar ska qenë në dijeni të vizitës së tij në spital”, shkruan denoncuesi.

Postimi i plotë:

Terror në spitalin e Kukësit se do të shkonte Kallam Dështaku!

Përshëndetje dr. Një ditë pas incidentit të Ramës në Kukës me protestuesit, shkova të shihja dikë në spital të Kukësit rreth orës 9.30". Kur afrohem te spitali ishte mbushur vendi plot policë, me uniforme e civila që vëzhgonin si të terbuar çdo person që futej në oborr të spitalit. Mendova se do kish ndodhur ndonjë incident por më thanë po vjen Rama. As Trumpi po të shkojë në Afganistan s'do ruhej ashtu. Por me banalja e kësaj vizite dhe veprimeve që bën ishte se detyruan pacientet nëpër dhoma të mbyllnin perdet e dritareve nga pjesa ballore e spitalit, aty ku do kalonte Rama. Erdhi sanitarja në dhomë dhe na tha ju lutem mos i hapni perdet se na heqin nga puna derisa të ikë Rama. Doktor përfundimisht ky është psikopat. Këtë gjë e beri nga ajo që pa një nate më parë me protestuesit dhe nga frika se mos e pësonte më keq. Asnjë qytetar ska qenë në dijeni të vizitës së tij në spital. Respekte dr. Berisha

Të fundit