Flash News

KRYESORE

Berisha thirrje socialistëve: Largoni Edi Ramën, jemi në kushtet e mosbindjes civile

Berisha thirrje socialistëve: Largoni Edi Ramën, jemi në kushtet

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka drejtuar një thirrje deputetëve të mazhorancës që të largojnë shefin e qeverisë Edi Rama.

Në një prononcim për gazetarët, Berisha shprehet se vendi po shkon drejt konfrontimit civil dhe se jemi në kushtet e grushtit të shtetit.

“U bëj thirrje socialistëve për interesin më të mirë të tyre të largojnë me urgjencën, Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti, pasi e them absolutisht me bindjen me të thellë se urrejtja ndaj tij dhe regjimit të tij bëhet më e pakufishme.

Duhet ta dinë se kam konstatuar se më datë 16 dhe dje në masa të gjera protestues atë urrejtje që e kam takuar vetëm në vitet ’91 ndaj diktaturës.

U them të mos nënvlerësoni situatën sepse ndëshkimi për Ramën po afron dhe do jetë i rëndë. U them të mos lejojnë përshkallëzimin, sepse ky është një revolucion i nisur nga studentët. Dilni socialistë e përzini Edi Ramën nga pushteti, njeriun më të rrezikshëm që ka patur vendi pas Enver Hoxhës.

Mosbindja civile vlon në shpirtin e çdo shqiptari, po shkohet drejt konfrontimit civil dhe jemi në kushtet e grushtit të mirëfilltë të shtetit. Pasi asgjësoi Gjykatë Kushtetuese, ai mori funksionet e saj. Rama tregoi se nuk njeh Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Veprimi që bëri opozita dje ishte i detyruar, si pasojë e veprimeve puçiste të mazhorancës”, tha ish-kryeministri.

Të fundit