Flash News

KRYESORE

Berisha ‘thumbon’ Ramën: Ky ishte shkaku që anulove vizitën në Shkodër

Berisha ‘thumbon’ Ramën: Ky ishte shkaku që anulove

Ndonëse kryeministri e ka mohuar, ditën e sotme ishte parashikuar se Rama të kryente një vizitë në Shkodër.

Madje, në media ishte bërë publike edhe axhenda e tij që niste nga ora 09.00 e mëngjesit deri në orën 14.30 të mesditës, por ditën e sotme Rama ndryshoi planin dhe u nis për në Vlorë, ku mori pjesë në një aktivitet ku do të nderohej nëna e tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha me një postim dhe video në facebook tregon se cili ishte shkaku i vërtetë i anulimit të vizitës së kryeministrit në Shkodër, vizita e parë e tij pas përmbytjes së këtij rrethi.

Sipas Berishës, shkak i ndryshimit të planeve në momentet e fundit ishte protesta me vezë dhe patate, me të cilat do ta prisnin kryeministrin. Ai publikon edhe videon e një qytetari nga Shkodra, i cili tregon qeskat me vezë dhe patate me të cilat do ta godiste Ramën në shenjë proteste.

“Këto janë vezët dhe patatet turinjve që e prisnin Ramën në Shkodër! Ato ishin shkaku i anulimit të vizitës pas 2 javë përgatitjesh të dështuara! Sb”, shkruan Berisha para pak minutash.

Të fundit