Flash News

KRYESORE

Berisha tregon arsyet pse Rama shkarkoi zëvendësministren e Jashtme

Berisha tregon arsyet pse Rama shkarkoi zëvendësministren e Jashtme

Kryeministri Edi Rama shkarkoi nga detyra e zëvendësministres së Jashtme, Kleopatra Maliqi. Ky vendim i Ramës është komentuar nga paraardhësi i tij, Sali Berisha.

Në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, Berisha thotë se Rama fajlësoi zëvendësministren për dështimet në politikën e Jashtme.

“Miq, per piktorin deshtak fajin per refuzimin nga shumica e vendeve anetare te Bashkimit Europian per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine, nuk e ka droga, krimi, korrupsioni, eksporti i azilkerkueseve! Fajin nuk e kane as dhe familjet famoze mafioze Rama, Tahiri, Xhafa, madje nuk e ka as ministri i jashtem qe sipas mediave frekuenton shtepi publike burrash dhe ne parlament gjuan me shishe deputetet e opozites!

Eureka: ‘Cherchez la femme’, fajin e ka Kleopatra, zevendes ministrja per ceshtjet europiane dhe integrimin. Prandaj dhe dje Noriega e beri kurban armiken e brendshme. Bravo Edvin i dhe zgjidhje!”, shprehet Berisha.

Të fundit