Flash News

KRYESORE

Berlini mbyll platformën më të madhe në internet të lëvizjeve të majta

Berlini mbyll platformën më të madhe në internet të

Gjermania mbylli sot platformën kryesore kombëtare në internet të mbështetësve të aktiviteteve të grupimeve të majta më pakë se dy muaj pas protestave të dhunshme antikapitaliste që ndodhën gjatë samitit të G20-ës në Hamburg.

“Veprimet e kësaj faqeje tani janë një vepër penale”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere, duke shtuas se mbyllja e kësaj platforme ishte si pasojë e ngjarjeve që ndodhën në samitin e G20-ës në korrik.

Por ky vendim i Berlinit erdhi gjithashtu vetëm katër javë para zgjdhjeve të përgjithshme në Gjermani, ku kancelarja Angela Merkel shpreson të fitojë një mandat të katërt më 24 shtator.

Merkel kishte marrë shumë kritika për zhvillimin e këtij samiti në Hamburg, që është një qytet ku ka një numër të lartë grupimesht të majta.

 

Të fundit