Flash News

KRYESORE

Berlini rrezikon të mbetet pa aeroport deri në 2019-ën

Berlini rrezikon të mbetet pa aeroport deri në 2019-ën

Ministri Federal i Transportit në Gjermani, Andreas Scheuer ka përsëritur kërkesën e tij për operimin e vazhdueshëm të Aeroportit Tegel. "Nëse asgjë nuk ndodh, Berlini rrezikon të mos ketë aeroport në fund të vitit 2019", tha Scheuer për "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

Ai paralajmëroi se nëse hapja e aeroportit të tij të ri do të shtyhet për një kohë të gjatë, Berlini do të jetë në kryeqytet pa aeroport në 2019-ën.

Për këtë, ministri kërkoi që duhet të vazhdojnë diskutimet për mbijetesën e aeroportit të vjetër.

Saga për aeroportin Berlin Brandenburg është bërë njëra nga temat kryesore në mesin e banorëve të Berlinit që nga viti 2012, kur kaloi afati i parë i mundshëm për përfundimin e punimeve.

Konstruktimi i aeroportit ka nisur në vitin 2006 dhe për përfundimin e këtij projekti janë paraparë 6.6 miliardë euro.

Të fundit