Flash News

KRYESORE

Berlusconi e tepron, zbulohet kushti absurd për futbollistët e tij

Berlusconi e tepron, zbulohet kushti absurd për futbollistët e tij

Presidenti i Monzas, Silvio Berlusconi, është një person unik në botën e futbollit. Ai nuk ndalet dhe vazhdon me histori të lezetshme dhe kushte absurde për futbollistët e klubit të tij.

Berlusconi i habit të gjithë kur tregonte se në klubin e tij askush nuk do të mbajë mjekër apo tatuazhe. Numri një i klubit ka vendosur të marrë dhe futbollistë të shkolluar në skuadër.

“Ne duam një Monza me lojtarë të rinj italianë, mundësisht të jenë të diplomuar. Lojtarët tanë duhet të zbresin në fushë të krehur, pa mjekër dhe tatuazhe. Duhet të krijojnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe duhet të tregohen të sjellshëm me të gjithë: arbitrat, kundërshtarët dhe tifozët“, tha Silvio Berlusconi.

Të fundit