Flash News

KRYESORE

Berlusconi: I kam qortuar lojtarët, kur mposhtëm 6-0 Interin në derbi

Berlusconi: I kam qortuar lojtarët, kur mposhtëm 6-0 Interin në

Silvio Berlusconi mund të dojë të poshtërojë rivalët në politikë, por jo ata në sport. Kështu duket, të paktën, nga intervista e tij e fundit, ku ka folur shkurtimisht për Monzën e tij dhe Milanin, ish-skuadrën që ka drejtuar për vite të tëra.

Monza fitoi 4-0 në ndeshjen e fundit dhe presidenti i saj Berlusconi ka zbuluar një detaj interesant, duke iu referuar së shkuarës. Ai ka rikujtuar derbin me Interin në vitin 2001, fituar 6-0 nga "Djalli".

“Iu thashë lojtarëve të mos shënonin më shumë se katër gola, se është poshtërim. Iu kërkova të përmbaheshin, ashtu si kur qortova lojtarët e Milanit kur fituam 6-0 kundër Interit", ka thënë Berlusconi.

Të fundit