Flash News

KRYESORE

Berlusconi për qeverinë e re: Të bashkëpunojmë ose demokracia e vendit do të jetë në rrezik

Berlusconi për qeverinë e re: Të bashkëpunojmë ose

Lideri i Forza Italia, i ka bërë apel Partisë Demokratike e cila humbi zgjedhjet, të bashkëpunojë për krijimin e qeverisë së re ose e ardhmja demokratike e vendit do të vihet në rrezik.

"Bashkëpunoni në krijimin e qeverisë së re ose e ardhmja demokratike e vendit vihet në rrezik", ka thënë Berlusconi për mediat italiane.

Ndërsa kryesia e Partisë Demokratike mblidhet për të analizuar strategjinë e ardhshme politike , Silvio Berlusconi, i bën thirrje të ndërgjegjësohet në emër të së ardhmes së vendit.

Në rast të kundërt koalicioni i djathtë do të kërkoj zhvillimin e zgjedhjeve të reja, një skenar ky që,  sipas liderit të Forza Italias, do të ishte një sinjal i keq për demokracinë në vend duke e futur në një rrugë të vështirë e të pazgjidhshme.

"Më mirë të marrim disa javë kohë për të krijuar qeverinë e re, se sa muaj të tërë për një fushatë tjetër elektorale. Një fushatë tjetër elektorale është një sinjal i keq për demokracinë Italiane", është shprehur ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi.

Të fundit