Flash News

KRYESORE

Berluskoni rrëfen për të dashurën, do të ndihmoj vendin nga rreziku i lëvizjes “Pesë Yjet”

Berluskoni rrëfen për të dashurën, do të ndihmoj vendin

Ish-kryeministri italian dhe lideri i “Forza Italia” Silvio Berlusconi, një një intervistë për “Chi”, ka folur për Francesca Pascalen me të cilën është në mardhënie që nga viti 2011.

Berlusconi ka treguar se në vilë kthehet për të darkuar dhe për të fjetur sa herë që mundet

 “Pak njerëz e dinë adresën dhe numrin e telefonit të vilës, që është një strehë e sigurt, ku pritja dhe ëmbëlsia e Francesca-s më kompensojnë lodhjen e ditës”, është shprehur ish-presidenti i Milanit.

Berluskoni ka folur edhe për rikthimin në politikë në prag të zgjedhjeve në Itali, ku e ka quajtur një detyrim rikthimin për të shpëtuar vendin nga një rrezik i madh.

 “Falënderoj Zotin dhe mjekët, sepse pas operacionit që bëra verën e shkuar, ndihem më energjik dhe i shëndetshëm se më parë. Dhe ashtu si në vitin 1994, ndjeva detyrën për t’u kthyer në politikë dhe për të ndihmuar vendin tim nga një rrezik i madh, atë të marrjes së pushtetit nga lëvizja “Pesë yjet’”, ka thënë ai, duke shtuar se i është dashur të merret me mediat dhe rrjetet sociale për të cilat kujdeset vetë.

Të fundit